Thaçi: Liria dhe shteti duhet trajtuar seriozisht, mos lejoni agjenda afatshkurtra të cenojnë të ardhmen

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin Rubikon, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të shtetit të Kosovës, duke paralajmëruar për rreziqet që mund të vijnë nga veprimet e papërgjegjshme të individëve apo agjendave afatshkurtra. Thaçi tha se liria e fituar dhe shteti i ndërtuar duhet të trajtohen me përgjegjësi të…

Lajme

24/07/2025 22:15

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin Rubikon, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të shtetit të Kosovës, duke paralajmëruar për rreziqet që mund të vijnë nga veprimet e papërgjegjshme të individëve apo agjendave afatshkurtra.

Thaçi tha se liria e fituar dhe shteti i ndërtuar duhet të trajtohen me përgjegjësi të lartë, pasi pasojat e pakujdesisë mund të jenë të rënda dhe afatgjata, transmeton lajmi.net

“Duhet pasur kujdes, mjafton që individë të një brezi ta gangrenizojnë shtetin dhe shoqërinë me pasoja dekadash për shërim civil dhe shtetëror. Lirinë e fituar dhe shtetin e ndërtuar duhet trajtuar shumë seriozisht”, tha Thaçi .

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk duhet lejuar që interesat afatshkurtra politike të dëmtojnë vizionin strategjik të Kosovës si shtet.

“Nuk duhet lejuar që për agjenda afatshkurtra të cenohet qëllimi gjeopolitik afatgjatë. Shtetin duhet ta forcojmë për të drejtën dhe të mirën tonë, e jo në urrejtje ndaj askujt”, deklaroi ai./lajmi.net/