Tevez: Në vitin 2019 do të pensionohem nga futbolli
Carlos Tevez synon të pensionohet në vitin 2019, kur kontrata e tij me Boca Juniors arrin fundin.
Sport
Boca Juniros do të humbas legjendën e tyre në vitin 2019, i cili ka në plan t’i jap fund karrierës pas përmbylljes së kontratës.
Ish sulmuesi i Manchester United, Manchester City dhe Juventus, iu ribashkua Boca Juniorsit në janar të këtij viti, pas qëndrimit të shkurtër të tij te Shanghai Shenhua, ku pretendohej se ishte lojtari më i paguar në botë.
Tevez ka shënuar vetëm katër që nga rikthimi te skuadra argjentinase.
“Unë mendoj se kur kontrata ime të përfundoj vitin e ardhshëm, do të tërhiqem nga futbolli”.
“Pas daljes në pension nuk dua të bëhem drejtor apo trajner. Më duhet të përgatitem për një rol të tillë”, ka deklaruar Tevez./Lajmi.net/