Teuta zgjedh fjalët më të mira për ta uruar Tarën për ditëlindje

Vajza e Teuta Krasniqit dhe Bleros sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

27/04/2020 15:45

Tara, vajza e aktores Teuta Krasniqi dhe këngëtarit Blero sot feston ditëlindjen e 10-të, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast nuk kanë munguar urimet publike na të dy prindërit.

Blero e uroi nëpërmjet një fotografie të publikuar në Instagram, njësoj edhe Teuta.

Aktorja ka zgjedhur fjalët më të mira për të.

“Para 10 viteve, në ora 09:15 linde ti, Tara, mrekullia ime. Nga ai sekond kur dëgjova të qarën tënde të parë, ndjeva trupin tënd të ngrohtë e të brishtë në gjirin tim, gjithë jeta ime mori kuptim. Për këtë dekadë, ti je ajo që më lumturon cdo ditë të jetës, je motivi im, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, gëzimi im. Nuk e di çfarë të mire kam bërë në këtë jetë që më bekoj Zoti me ty, vajzë kaq e mbarë, me shpirt të bardhë e kaq e dashur. Mund të shkruaj pa u ndalur për ty, për mirësinë tënde, por asnjëhere nuk do të arrij me fjalë ta shpreh gjithë dashurinë që kam për ty. I lutem Zotit të të bekoj me shëndet, dashuri të pafund, mbarësi në çdo aspekt të jetës, fat, suksese, gëzime dhe lumturi, bashkë me gjithë njerëzit tu dashur. Faleminderit që je kjo që je. Nuk do të ndryshoja kurr asnjë gjë te ti, sepse kështu siç je, je mrekullia vet. Urime ditëlindja shpirti i mamit, të dua pa kufi, kryevepra ime ???❤️❤️❤️”, u shpreh ajo./Lajmi.net/

View this post on Instagram

Para 10 viteve, në ora 09:15 linde ti, Tara, mrekullia ime. Nga ai sekond kur dëgjova të qarën tënde të parë, ndjeva trupin tënd të ngrohtë e të brishtë në gjirin tim, gjithë jeta ime mori kuptim. Për këtë dekadë, ti je ajo që më lumturon cdo ditë të jetës, je motivi im, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, gëzimi im. Nuk e di çfarë të mire kam bërë në këtë jetë që më bekoj Zoti me ty, vajzë kaq e mbarë, me shpirt të bardhë e kaq e dashur. Mund të shkruaj pa u ndalur për ty, për mirësinë tënde, por asnjëhere nuk do të arrij me fjalë ta shpreh gjithë dashurinë që kam për ty. I lutem Zotit të të bekoj me shëndet, dashuri të pafund, mbarësi në çdo aspekt të jetës, fat, suksese, gëzime dhe lumturi, bashkë me gjithë njerëzit tu dashur. Faleminderit që je kjo që je. Nuk do të ndryshoja kurr asnjë gjë te ti, sepse kështu siç je, je mrekullia vet. Urime ditëlindja shpirti i mamit, të dua pa kufi, kryevepra ime ???❤️❤️❤️

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on