Testi i thjeshtë i gjakut që shpëton gratë nga komplikimet në shtatzëni

Një test i thjeshtë i gjakut mund të shpëtojë jetën duke diagnostikuar një gjendje të rrezikshme në gratë shtatzëna, sipas studiuesve.

Lifestyle

02/04/2019 12:18

Testi 15-minutësh për pre-eklampsi iu mundëson mjekëve të fillojnë trajtimin dy ditë më herët se zakonisht – duke rezultuar në një reduktim prej 68 për qind në komplikime të rënda si goditjet dhe sulmet në zemër, transmeton lajmi.net.

Udhëheqësit e Spitalit Kombëtar në Britani, konfirmuan se do të shpërndanin testin e PIGF në të gjithë vendin, pasi një studim i botuar në revistën mjekësore ‘Lancet’ provoi se kishte një saktësi prej 95 përqind.

Është shumë e vështirë të diagnostikohet, ngase shumica e simptomave të preklampsisë – siç janë tensioni i lartë i gjakut, fryrja e këmbëve, dhimbjet e kokës dhe ndjesia e të përzierjes – janë gjithashtu të zakonshme në shtatzëni. /Lajmi.net/