‘Tesla’ zotohet se do të ndërtojë veturën që do lëvizë nën ujë

Fantazitë që i ka Elon Musk, për një makinë që lëvizë nën ujë, mund të kthehen në realitet.

Auto & Tek

18/06/2019 14:10

I njohur për qëndrimet kontraverze, drejtori i kompanisë Tesla ka dhënë edhe një deklaratë të çuditshme, kur është pyetur nëse do të ndërtojë ndonjëherë ndonjë makinë nën-ujore, transmeton lajmi.net.

“Më duket qesharake që po më pyetni, por në fakt ne e kemi krijuar një makinë amfibe si nëndetëse, e ngjashme me Lotus që është përdorur në filmin The Spy Who Loved Me” ka thënë Musk.

Drejtori i kompanisë ‘Tesla’, është bazuar në veturën që e përdori agjenti James Bond në filmin 1977.

Të njëjtën, ai e kishte blerë gjatë një ankandi të zhvilluar më 2013, duke e paguar për më shumë se 997 mijë dollarë. /Lajmi.net/