Tesla merr në konsideratë zëvendësimin e fshesës së xhamave të veturës me laser

Tesla ka prezantuar një patentë për fshirësit e xhamit të teknologjisë së lartë që pastrojnë xhamin e një makine duke djegur pluhurin dhe mbeturinat përmes rrezeve lazer.

Auto & Tek

12/12/2019 19:27

Prodhuesi i makinave elektrike gjithashtu shpreson të përdor teknikën e pastrimit në panelet diellore dhe çatitë e ndërtuara nga filiali i saj SolarCity, transmeton lajmi.net.

Patenta, e paraqitur së fundmi në Zyrën e Patentave dhe Markave të Tregut të Shteteve të Bashkuara, vë në dukje joefikasitetin e fshesave tradicionale të xhamit, të cilat zakonisht nuk janë në gjendje të pastrojnë çdo pjesë të tij.

Sistemi “pastrim lazer i pulsuar” do të vendoset në atë mënyrë që të mos dëmtojë sytë e personave në automjet, ose përbërësve të tjerë që mund të dëmtohen nga një rreze drite me intensitet të lartë, thuhet në patentë.

Patenta vazhdon të shpjegojë se si çdo sipërfaqe qelqi në një makinë mund të pastrohet duke përdorur lazer, përfshirë kamerat dhe sensorët e përdorur për drejtim autonome.

Tesla ka një histori të teknologjive të reja të automjeteve, veçanërisht në zhvillimin e makinave gjithë-elektrike dhe vendosjen e aftësive të përparuara të vetë-drejtimit. /Lajmi.net/