Tesla lanson ‘pick-up’-in elektrik, ja me çfarë çmimi do shitet

Gjeniu miliarder Elon Musk ka tërhequr vëmendjen e botës përsëri, me një njoftim të ri nga Tesla.

Auto & Tek

11/11/2019 22:52

Kompania e automjeteve elektrike së shpejti do të lëshojë një ‘pick up’ elektrik, transmeton lajmi.net.

Drejtori i Përgjithshëm i Tesla Elon Musk foli për kamionin e ardhshëm në një paraqitje të fundit për Podcast “Ride the Lightning”.

‘Pick up’-i është gjithashtu shumë më i lirë se sa shumica e njerëzve do të prisnin nga Tesla. Musk thotë se çmimi fillestar për automjetin do të jetë më pak se 50,000 dollarë.

Musk nuk ka bërë të ditur në lidhje me përformancën e veturës apo datën kur do lansohet ajo. /Lajmi.net/