lajmi.net

Terry mungon në Botëror

John Terry ka insistuar se nuk do të rikthehet në Kombëtaren e Anglisë për Kampionatin botëror në Brazil. Qendërmbrojtësi i Chelseas thotë se gjatë verës do të jetë në pushime me familjen.

Sport

30/04/2014 10:30

John Terry ka mohuar njoftimet rreth rikthimit në ekipin e Anglisë për Kampionatin botëror në verë, duke insistuar se nuk synon t’i bashkohet skuadrës së udhëhequr nga Roy Hodgson.

Terry u ballafaqua me thirrje për rikthim në ekipin e Anglisë si partner i bashkëlojtarit të tij nga Chelsea, Gary Cahill në qendër të mbrojtjes në Brazil, pasi kaloi një edicion të formës së jashtëzakonshme te Blues.

Por, ish kapiteni i Anglisë ka thënë se nuk e ka ndërmend të rikthehet dhe do të qëndrojë në plazh me familjen e tij gjatë verës.

“100 përqind, unë do të jem në pushime gjatë kësaj vere, tashmë e kam bërë të qartë”, deklaroi ai.

“Qëndrimi im është shumë i qartë rreth kësaj, edhe pse shumë njerëz nuk e kuptojnë. Por, i uroj ekipit të Anglisë dhe Royt gjitha të mirat. Do t’i përkrahi ata me pak sa rreze dielli”.

Terry mungon në Botëror

Selektori i Anglisë, Roy Hodgson ka konfirmuar se John Terry nuk do të luajë në Kampionatin botëror në Brazil. Kapiteni i Chelseas, 33-vjeç, u pensionua nga futbolli ndërkombëtar në shtator 2012, por një seri e paraqitjeve të shkëlqyeshme këtë sezon ka zgjuar thirrje për rikthimin e tij. Mirëpo, Hodgson ka mbyllur derën për vazhdimin e…

Sport

12/02/2014 18:00

Selektori i Anglisë, Roy Hodgson ka konfirmuar se John Terry nuk do të luajë në Kampionatin botëror në Brazil.

Kapiteni i Chelseas, 33-vjeç, u pensionua nga futbolli ndërkombëtar në shtator 2012, por një seri e paraqitjeve të shkëlqyeshme këtë sezon ka zgjuar thirrje për rikthimin e tij.

Mirëpo, Hodgson ka mbyllur derën për vazhdimin e karrierës së Terryt me Anglinë, një herë e përgjithmonë.

“John është pensionuar. Për aq sa di unë, kjo është gjendja. Ne kemi zhvilluar një cikël të kualifikimeve në mungesë të tij dhe po ashtu edhe disa ndeshje miqësore, andaj do të luajmë pa të edhe në të ardhmen. Me sa e di unë, pensioni është pension”, deklaroi Hodgson.

“Ju duhet të respektoni vendimin e një futbollisti kur ai pensionohet. Ne vazhdojmë përpara”, u shpreh ai.

LM