Terrori i Santiago Bernabeut
Nëse ekziston një futbollist për të cilin gjithçka ka shkuar në mënyrë në përkryer kundër Real Madridit në muajt e fundit, ai është Diego Costa. Sulmuesi i Atletico Madridit luajti rol kryesor në dy derbit e fundit të Madrid, të fituar nga Los Rojiblancos. Të dyja fitoret erdhën në Santiago Bernabeu dhe sulmuesi realizoi në…

Sport
Nëse ekziston një futbollist për të cilin gjithçka ka shkuar në mënyrë në përkryer kundër Real Madridit në muajt e fundit, ai është Diego Costa.
Sulmuesi i Atletico Madridit luajti rol kryesor në dy derbit e fundit të Madrid, të fituar nga Los Rojiblancos.
Të dyja fitoret erdhën në Santiago Bernabeu dhe sulmuesi realizoi në secilën prej tyre. Data e fitores së parë ishte më 17 maj, dhe do të kujtohet përgjithmonë nga të gjithë tifozët e Atleticos.
Costa u dëshmua vendimtar në triumfin në Copa del Rey ndaj rivalit të përhershëm. Goli i tij e barazoi sfidën duke e dërguar në lojën shtesë ku Miranda shënoi me kokë duke ia siguruar titullin Atleticos.
Më tepër se katër muaj më vonë, më 28 shtator 2013, historia u përsërit. Një gol nga sulmuesi ia shkaktoi Real Madridit humbjen e vetme në Santiago Bernabeu deri më tani gjatë këtij sezoni.
Heroizmi në Copa del Rey u përsërit edhe në këtë ballafaqim, të La ligës. Superioriteti i shfaqur nga skuadra e trajnerit Diego Simeone ishte bindës.
Reali dështoi në krijimin e rasteve duke vuajtur presionin dhe intensitetin e lojës së fqinjit të tyre. Termi intensitet i shkon përshtati Costas, futbollisti kryesor tek Atletico.
Reali pret Atleticon në Bernabeu në duelin e parë gjysmëfinal në Copa del Rey të mërkurën mbrëma.