Terras: Nuk është gjëja e duhur që pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras tha se nuk mendon që është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën. Derisa shtoi se është duke e konsideruar mundësinë që të nis dialogun me këto vende dhe të gjej mënyra se si këto vende ta…

Lajme
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras tha se nuk mendon që është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën.
Derisa shtoi se është duke e konsideruar mundësinë që të nis dialogun me këto vende dhe të gjej mënyra se si këto vende ta njohin Kosovën.
“Kjo është diçka tjetër për të cilën mendoj se Komisioni dhe Kaja Kallas duhet të punojnë. Nga ana jonë, ne jemi duke e konsideruar mundësinë, bashkë me kolegun tim që raporton për Serbinë(Tonino Picula), ndoshta edhe me ca të tjerë, që duhet të nisim dialogun me këto vende dhe poashtu të gjejmë mënyra se si këto vende mos-njohëse të nisin procesin për ta njohur Kosovën si shtet”.
Ndër tjerash, Terras ka deklaruar se sipas tij ngërçi në Kuvend është shenjë e mirë e demokracisë, duke i dhënë edhe një këshillë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Por këshilla ime për kryeministrin Kurti dhe të gjitha palët është se procesi kryesor politik tani janë negociatat dhe kompromiset. Demokracia është art kompromisesh. Për të arritur qëllimet afatgjata tuajat politike, anëtarësimin në BE, duhet të bëni kompromise ndërmjet palëve politike, kjo është diçka nëpër të cilën Estonia ka kaluar për 30 vjet, andaj këshilla ime është qetësi, gjeni kompromise dhe vazhdoni përpara drejt Bashkimit Evropian, aty ku populli i Kosovës dëshiron të jetë. Po e përkrahi Kosovën sepse raportoj për Kosovën”, ka deklaruar Terras. /klankosova