Termo-Tetori
Ngrohja në Prishtinë do të nis me kohë. ‘Termokos’ thotë se ka bërë të gjitha përgatitjet për të nisur sezonin e ngrohjes nëse është nevoja edhe nga 15 tetori.

Lajme
Ngrohtorja e qytetit thotë se ka bërë gati të gjitha përgatitjet e duhura për ta nisur me kohë sezonin e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës.
“Termokos” kësisoji ka demantuar shkrimet e plasuar në media, të dielën, për shtyrje të sezonit ngrohës.
“Nuk ka vendim për shtyrje të sezonit ngrohës”.
“Termokos’ me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe teknikisht është i gatshëm për fillimin e sezonit të ri ngrohës”.
“ Nëse temperaturat do të jenë ulëta ne do fillojmë furnizimin me ngrohje më 15 tetor, ndërsa furnizimi me ngrohje gjatë tërë sezonës varet nga të hyrat që do të sigurojmë nga inkasimi dhe nga temperaturat që do të mbizotërojnë”.
“Termokos”, edhe një herë apelon tek të gjithë konsumatorët borxhlinj, që të kryejnë sa më parë obligimet, që kanë ndaj ngrohtorës së qytetit”.