Tërmeti në Turqi, futbollisti Christian Atsu gjendet i gjallë

Futbollisti ganez, Christian Atsu është shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës së shembur nga tërmeti vdekjeprurës që ka goditur Turqinë jugore të hënën. “Ne kemi marrë disa lajme pozitive se Christian Atsu është shpëtuar me sukses nga rrënojat e ndërtesës së shembur dhe po merr trajtim. Le të vazhdojmë të lutemi për Christian”, ka shkruar të…

Sport

07/02/2023 13:41

Futbollisti ganez, Christian Atsu është shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës së shembur nga tërmeti vdekjeprurës që ka goditur Turqinë jugore të hënën.

“Ne kemi marrë disa lajme pozitive se Christian Atsu është shpëtuar me sukses nga rrënojat e ndërtesës së shembur dhe po merr trajtim. Le të vazhdojmë të lutemi për Christian”, ka shkruar të martën Shoqata e Futbollit të Ganës në Twitter.

Atsu, i cili aktualisht luan për ekipin turk, Hatayspor është gjetur në provincën jugore të Hatay-t.

Ish-klubi i lojtarit, skuadra e Premier League, Everton, ka potencuar se është “lehtësuar” kur ka dëgjuar për shpëtimin e futbollistit.

Ndryshe, mbi 5 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të djeshëm.