Tërmeti në Turqi, ambasada e Kosovës iu bën thirrje kosovarëve atje për kujdes maksimal

Një tërmet 6.1 ballësh ka ndodhur sot në Turqi, saktësisht në rrethin Sindirgi të qytetit Balikesir. Në lidhje me këtë, ambasada e Kosovës në Turqi iu ka bërë apel për kujdes qytetarëve të Kosovës që ndodhen në atë rajon, shkruan lajmi.net. “U bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në ato zona të…

Lajme

10/08/2025 21:22

Një tërmet 6.1 ballësh ka ndodhur sot në Turqi, saktësisht në rrethin Sindirgi të qytetit Balikesir.

Në lidhje me këtë, ambasada e Kosovës në Turqi iu ka bërë apel për kujdes qytetarëve të Kosovës që ndodhen në atë rajon, shkruan lajmi.net.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në ato zona të prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe, në rast nevoje, të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të mëposhtme të komunikimit:

Konsulata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll

Adresa: Vali KonagiCad, No 74D 3, Nisantasi Stamboll;

Tel: +90 (531) 1056391

Email: [email protected]”, ka shkruar kjo ambasadë. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë në Facebook: