Tërmeti i fundit, çahet asfalti në Durrës

Tërmeti i mbrëmjes së të shtunës në orën 21:53 në Hamallaj ka shkaktuar një çarje në Bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit duke shkaktuar dhe më shumë panik tek qytetarët.

Lajme

30/11/2019 22:48

Lëkundja sizmike me magnitudë 4.3 Rihter ka dëmtuar mes për mes rrugën që të çon nga Bashkia e qytetit të Durrësit drejt Vollgës.

Ende nuk ka të dhëna për dëme të tjera nga ky tërmet, por raportohet se ai është ndjerë i fortë në disa qytete.