Tërmet në orën 23:30? – Ky është apeli i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministria shqiptare e Mbrojtjes, u ka bërë apel qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve.

Lajme

22/09/2019 23:02

Ministria e Mbrojtjes u bën apel të gjithë qytetarëve që të mos mashtrohen nga lajmi që po qarkullon në disa portale, të cilat shkruajnë se në orën 23:30 është parashikuar të bjerë një tërmet me përmasa të mëdha.

Lexo edhe: 

Përsëri tërmet i fuqishëm në Tiranë

Përmes një reagimi, Ministria sqaron se nuk ka asnjë mekanizëm për të parashikuar tërmetet, ndërsa apelon qytetarët që të ruajnë qetësinë, shkruan TV Klan.

“Prej disa minutash qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale një lajm i rremë mbi parashikimin e një tërmeti me përmasa, në orën 23.30. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos bien pre e njoftimeve të tilla keqdashëse dhe përhapëse paniku pasi nuk ka asnjë parashikim të tillë shkencor nga asnjë institucion shkencor. Gjithçka po tentohet të bëhet për të përhapur panik mes qytetarëve, është kriminale. Të gjithë ata që kanë përhapur këtë lajm do të mbajnë përgjegjësi penale”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.