A ishte mbrëmë djali i Arlinda Zekajt i pranishëm kur ajo u vra? Detaje se si prokurorja kërkoi nga viktima “kuptona neve, rri te baba”

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Vitromiricë të Pejës, ku Arlinda Zekaj është vrarë me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj. Dhuna e vazhdueshme ndaj viktimës nga familja e ish-bashkëshortit dhe nga vetë ai bëri që ajo të raportoj në disa raste këto ngjarje. Arlinda dhe ish-bashkëshorti i saj kishin një djalë së…

Lajme

26/10/2026 14:01

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Vitromiricë të Pejës, ku Arlinda Zekaj është vrarë me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj.

Dhuna e vazhdueshme ndaj viktimës nga familja e ish-bashkëshortit dhe nga vetë ai bëri që ajo të raportoj në disa raste këto ngjarje.

Arlinda dhe ish-bashkëshorti i saj kishin një djalë së bashku, por marrëdhënia e tyre raportohet të ishte përcjellë me probleme të vazhdueshme.

Mbrëmë asaj iu morë jeta në shtëpinë e përbashkët që kishin.

Por a ishte i pranishëm djali i tyre në momentin ku ndodhi ngjarja?

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi deklaroi se s’mund të jap detaje nga kjo, por se për fat të mirë djali nuk kishte qenë i pranishëm në këtë moment.

“Dyshohet se s’ka qenë i pranishëm për fat të mirë”,deklaroi Nikçi, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu potencoi se sipas tij Prokurori ndërmori të gjitha hapat e nevojshëm nga ky rast.

Por një deklaratë e dhënë nga viktima ditë më parë në Polici shpërfaqte kërkesën e saj të vazhdueshme që të shpëtohej në një formë nga ngjarja edhe cila ndodhi mbrëmë.

Në deklaratën e siguruar nga Sinjali, Zekaj e kishte denoncuar atë për kanosje.

“Deklaroj se me datë 25.10.2026 diku rreth orës 17 pasi unë kam dal nga banjo dhe e kam pritur lavatriqen që t’ i përfundoj rrobat e anëtarëve të Jetonit dhe pasi përfundoj lavatriqja unë i kam futur rrobat e mija që të pastrohen e kam lëshuar lavatriqen dhe shkova në kuzhinë për të ngren bukë dhe vetëm kur e kam dëgjuar Jetonin duke bërtit me të madhe dhe ka filluar që të më kërcënoj me fjalët “unë të thej, të mbys, çka lyp ti ne shtëpinë time ti nuk guxon kështu me vepru kush je ti, dhe më pas i kishte marrë rrobat e mija dhe i ka gjuajtur në oborrin e shtëpisë siç edhe e kanë parë Policia. Unë menjëherë nga frika e kam thirrur Policinë. A duhet me më vra Jetoni që ju Policia atëherë ta arrestoni shizofenin.”, thuhet në deklaratën e dhënë pranë Policisë.

E njëjta kishte kërkuar që pas dhënies së deklaratës të kthehej në shtëpi, mirëpo e pyetur nëse ndihej e sigurt duke qenë se aty jetonin familjarët e tij, ishte shprehur se nuk ndihej e sigurt për shkak të familjarëve të bashkëshortit.

“Jo unë nuk pranoj që të shkoj në strehimore unë dua të shkoj në shtëpinë time. Nuk e di vetën të sigurt sa duhet por nuk heq dorë nga djali dhe pasuria ime. Shteti ka pasur obligim dhe ka për t’ i larguar uzurpatoret nga shtëpia ime”, thuhet tutje në deklaratën e saj.

Kurse avokatja e tanimë të ndjerës, Arlinda Hoxha deklaroi se prokurorja i kishte kërkuar Arlindës që të kthehej te baba.

“Ironia e Policisë e Prokurorisë, se i kanë marrë të gjitha veprimet. Zero veprime kanë marrë. Zero veprime, në ato që kemi kërku në aspektin ligjor. Asnjë veprim nuk është marrë. Nuk mundet prokurorja, edhe atë koordinatore për regjion, me i thënë viktimës, palës mbrojtëse, kuptona neve se na s’po mujna, rri ti sonte te baba. Pse duhet me pagu na si prokurore? Ti po e len aty me tre dhunues dhe po kërkon që kjo me duru a?Arlinda ka qenë gruaja më e fortë që e kam taku najherë. Arlinda e ka ditë prej fillimit që ai ka me vra. Unë kam me u vra se kom me u vra. Unë du djalin me përqafu. Ajo ka kërku procedurën më të shkurtër. Kërkesa e saj ka qenë sa më shpejt me taku djalin.Natën e fundit i thonë që ata janë aty, kunati është atje, a është rrezik. Kjo ju thotë: ‘Nuk më leni lanë zgjidhje tjetër, unë nuk heki dorë prej djalit’”,deklaroi ajo./Lajmi.net/