Tërmet i fuqishëm në Turqi
Një tërmeti fuqishëm ka goditur Turqinë, mëngjesin e sotëm. Tërmeti ishte me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter, shkruan AA, transmeton KosovaPress. Sipas Agjencisë shtetërore të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në veri të qytetit të Tokatit, në një thellësi prej 6.37 kilometrash. Tërmeti goditi në orën 3:35…
Bota
Një tërmeti fuqishëm ka goditur Turqinë, mëngjesin e sotëm.
Tërmeti ishte me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter, shkruan AA, transmeton KosovaPress.
Sipas Agjencisë shtetërore të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në veri të qytetit të Tokatit, në një thellësi prej 6.37 kilometrash.
Tërmeti goditi në orën 3:35 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe u ndje në disa provinca, tha AFAD.
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme ose viktima nga tërmeti.