Tërhiqen katër njësi nga shitja e aseteve përmes likuidimit nr 46

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë nr. 27,  Njësinë nr. 28, Njësinë nr. 29 dhe Njësinë nr. 31. 

Lajme

26/04/2019 14:20

Të gjitha këto prona ishin paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 46, e cila do të mbahet me datë 08 maj 2019.

Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 46 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 08 maj 2019 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave. /Lajmi.net/