Ter Stegen priti një penallti të Messit

Portieri i ri i Barcelonës, përforcimi Marc-Andre Ter Stegen do të jetë bashkëlojtar me Lionel Messin. Por, ai tashmë është takuar me argjentinasin dhe ia kishte pritur një penallti në duelin miqësor mes Gjermanisë dhe Argjentinës më 2012.

Sport

23/05/2014 00:07

Portieri i ri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen u prezantua sot si përforcim i ri i Barcelonës.

Nga edicioni i ardhshëm, portieri i talentuar gjerman do të jetë bashkëlojtar me sulmuesin Lionel Messi.

Por, Ter Stegen është takuar më parë me yllin argjentinas, në miqësoren e 15 gushtit të vitit 20012 në Frankfurt, mes Gjermanisë dhe Argjentinës, të fituar nga skuadra nga Amerika e Jugut me rezultat 1:3.

Pas rreth gjysmë ore lojë, portieri Ron-Robert Zieler u përjashtua pas një ndërhyrje brenda zonës ndaj Gonzalo Higuain. Gjyqtari e përjashtoi atë dhe në portë u inkuadrua Ter-Stegen. Ai që mori topin për të ekzekutuar penalltinë ishte Messi.

Por, Ter Stegen e priti si ‘mollë’ goditjen e Messit. Në fund, Argjentina fitoi 3:1, dhe Messi e mposhti Ter Stegenin një herë. Ata të dy do të jenë bashkëlojtarë në edicionin e ri.