Ter Stegen në listën e dëshirave të Bayern Munich

Bayern Munich ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e Manuel Neuer. Skuadra e Bayern Munich beson se Marc Andre ter Stegen mund të jetë zëvendësuesi i duhur për Manuel Neuer. Kështu së paku raporton ‘El Nacional’, duke thënë se Bayern po shqyrton mundësitë për transferimin e numrit 1 te Barcelona dhe numrit 2 te Gjermania,…

Sport

16/11/2022 15:38

Bayern Munich ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e Manuel Neuer.

Skuadra e Bayern Munich beson se Marc Andre ter Stegen mund të jetë zëvendësuesi i duhur për Manuel Neuer.

Kështu së paku raporton ‘El Nacional’, duke thënë se Bayern po shqyrton mundësitë për transferimin e numrit 1 te Barcelona dhe numrit 2 te Gjermania, Ter Stegen, përcjell lajmi.net.

Ter Stegen po kalon në një formë fenomenale këtë edicion, duke pranuar vetëm 5 gola pas 14 ndeshjeve në ligë.

Bayern thuhet se mund të shfrytëzojnë situatën e vështirë ekonomike të Barcelonës, për të marrë Ter Stegen.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ofertë formale nga Bayerni, për kartonin e Ter Stegen. /Lajmi.net/