Tenton t’ia heqë helmin zvarranikut, ja me çfarë rreziku përballet

Pasi gjeti një gjarpër në kopshtin e tij, një banor australian thërret shërbimin e kapjes së gjarpërinjve për ta larguar atë.

Fun

22/09/2019 17:36

Megjithatë, ata që ushtrojnë këtë profesion kanë detyra të vështira për të bërë. Këtë e vërteton një video, e ngarkuar së fundmi në tabloidin britanez ‘Daily Mail’, njofton lajmi.net.

Në incizimin në fjalë, tregohet vështirësia me të cilën përballohet kapësi i zvarranikëve, gjersa tenton t’ia largojë helmin gjarprit.

Ajo çfarë ia komplikon ende më shumë punët ekspertit është vendndodhja e gjarprit. Ky i fundit fshihet prapa gurëve, duke e bërë thuajse të pamundur për ta nxjerrë nga aty.

Një kafshim mund të rezultojë në vdekje! /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/660640964429576/