Tenton ta kidnapojë, por kundërpërgjigjja e vajzës “shokoi” të gjithë

Policët në Kinë janë në kërkim të një personi, që tentoi të kidnaponte një vajzë me makinën e tij.

Fun

24/01/2019 19:02

Një vajzë e guximshme, e cila raportohet të jetë në mes të moshës 11 dhe 13 vjeçare, ishte rrugës duke shkuar në shkollë, kur tentativa ndaj saj u zhvillua në Jian’an, Wutai County, në provincën veriore Shanxi të Kinës.

Regjistrimet e CCTV, të datës 17 janar, tregojnë ecjen e të dyshuarit drejt saj, i cili është parkuar në trotuar, transmeton lajmi.net.

Vajza, e cila nuk ishte e e vetëdijshme se po ndiqet, papritmas tentohet të rrëmbehet nga prapa prej të dyshuarit, i cili e tërheq atë deri në makinën e tij, hap derën dhe e hedh brenda.

Megjithatë, nxënësja refuzon të qëndrojë në heshtje dhe lufton me forcë.

Në video, këmbëngulja e fëmijës rezulton që i dyshuari të mos jetë në gjendje ta fus në bagazhin e makinës, duke hequr dorë nga kidnapimi. /Lajmi.net/