Tenton ta hapë derën e aeroplanit përgjatë udhëtimit, në pamundësi e thyen dritaren me telefon

E pazakontë, por e vërtetë: Një pasagjer tenton ta hapë një derë në mes të udhëtimit.

Fun

23/05/2019 22:23

Një pasagjer ajror është rikthyer nën kontroll nga ekuipazhi i kabinës pas përpjekjes për të hapur derën e një aeroplani gjatë një fluturimi tre-orësh për në Kinë.

Personi, i cili ka gjasa të jetë i sëmurë mendor, gjithashtu është shtrirë në dysheme dhe ka thyer një dritare avioni me telefonin e tij, sipas Fuzhou Airlines.

Ai u kapë nga oficerë të sigurisë në bord, ndërsa ngjarja u publikua para se Boeing 737 të ishte gati të mbërrinte në qytetin Kunming të Kinës jugore të hënën.

Sido që të jetë, këto janë pamjet e siguruara nga pasagjerët prezent nga ai udhëtim. /Lajmi.net/