Tentoi t’ia vidhte dyqanin, kështu e ndjekin hajnin 82-vjeçarja

19:02 | 11 Shtator 2019

Një grua 82 vjeçe nga Britania e Madhe pësoi lëndime të vogla trupore, pasi u përball me një hajdut dhe e goditi me patericë, pasi ky i fundit tentonte t’ia vidhte dyqanin.

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihet pronarja 83-vjeçare në një dyqan në Stoke të Anglisë, duke u tentuar ta ndalonte hajnin nga vjedhja, transmeton lajmi.net.

Ndonëse nuk arriti ta ndalte krejtësisht, gruaja e moshuar e shtriu atë me kokë nga goditja që i dha me patericë, duke e detyruar që të largohej vetëm me disa pako të vjedhura cigaresh dhe parash të gatshme.

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili dyshohet të ketë qenë grabitësi i dyqanit. /Lajmi.net/