Tentoi ti godas zyrtarët policor me veturë, arrestohet i dyshuari shtetas i Shqipërisë

Një person është arrestuar në Dragash pasi sulmoi zyrtarët policor. I dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë me veturën e tij ka tentuar që ti godasë ata. Njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore. Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.…

Lajme

09/05/2024 09:02

Një person është arrestuar në Dragash pasi sulmoi zyrtarët policor.

I dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë me veturën e tij ka tentuar që ti godasë ata.

Njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Dragash / 08.05.2024 – 15:49. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, dhe me veturën e tij ka tentuar që ti godasë ata, me që rast njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.