Tentoi të vidhte një kg ari duke e fshehur atë në zorrën e trashë
Një person raportohet se është arrestuar pasi u përpoq të kontrabandonte një kilogram ari në Nepal duke fshehur metalin në zorrën e trashë.
Fun
Stafi i sigurisë në një aeroport në Kathmandu arrestoi 22-vjeçarin pasi e vuri re se po sillej në mënyrë të dyshimtë dhe po ecte në një mënyrë të veçantë, thuhet në mediet lokale.
I dyshuari, i quajtur Sa Luitui, kishte vendosur arin, me vlerë rreth 37 mijë euro, brenda një prezervativi.
Sa ishte kapur të premten e kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar Tribhuvan ndërsa po kalonte pikat e kontrollit të sigurisë, raportoi gazeta nepaleze The Himalayan Times.
Sa, i cili kishte fluturuar nga Kina me Tibet Air, pranoi se po përpiqej të kontrabandonte arin. /Lajmi.net/
