Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 22.250 euro, procedohet penalisht 54-vjeçari
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit D. H., ku u gjetën 22 mijë e 250 euro të padeklaruara konform ligjit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori,…
Lajme
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit D. H., ku u gjetën 22 mijë e 250 euro të padeklaruara konform ligjit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale mos deklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë, për shtetasin 54-vjeçar, banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.