Tentoi ta qëllojë buburrecin me armë, godet vetën aksidentalisht

Një burrë ka goditur vetën me armë aksidentalisht, pas një tentimi për ta qëlluar buburrecin me armë. Ngjarja ka ndodhur në Detroit, në mëngjesin e të martës.

Fun

21/03/2019 02:18

Sipas policisë lokale, insekti iu kishte futur në këpucën e tij, gjersa ai kishte goditur këmbën pas shkrepjes së zjarrit, në tentim për ta vrarë buburrecin, transmeton lajmi.net.

Autoritetet treguan se burri u dërgua në spital, si dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është në gjendje të rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që Detroit dëgjon ngjarje të tilla të shkaktuara nga përpjekjet për të vrarë insekte. /Lajmi.net/