Tentohet të sulmohet kryeinspektori i MTI-së në një restorant gjatë inspektimit

Dje është tentuar që të sulmohet gjatë inspektimit, Lulzim Syla, kryeinspektor i tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Lajme

15/07/2020 09:22

Kryeinspektori i tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla, dje ka qenë cak i një sulmi.

Siç merr vesh lajmi.net, gjatë një inspektimi në një restorant në Prishtinë, ndaj Sylës është bërë një tentim-sulmi.

Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur dje dhe personi që ka tentuar ta sulmojë Sylën ka qenë një konsumator.

Lajmi.net do t’ju mbaj të informuar. /Lajmi.net/

YouTube player