Tentim-vrasje në veri të Kosovës

Një tentim-vrasje ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të së dielës, në fshatin Socianicë në Veri të Kosovës. Kështu ka konfirmuar për Lajmi.net Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. Ndër të tjera Elshani tha se nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar apo të arrestuar.…

Lajme

05/05/2024 14:04

Një tentim-vrasje ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të së dielës, në fshatin Socianicë në Veri të Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për Lajmi.net Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Ndër të tjera Elshani tha se nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar apo të arrestuar.

Po ashtu thekson se Policia janë duke u marr me rastin.

““E konfirmojmë qe mbrëmë pas orës 12 te natës është raportuar një tentim vrasje ne fshatin Socianicë, nuk ka te lënduar dhe as të arrestuar. Policia po merret me hetimin e rastit”, ka thënë Elshani për Lajmi.net.