Tensionet politike mund të bëjnë që Mkhitaryan të humbas finalen e Ligës së Evropës

Henrik Mkhitaryan mund të humbas finalen e Ligës së Evropës, që më 29 maj zhvillohet në Baku mes Arsenal dhe Chelsea.

Sport

10/05/2019 10:40

Tensionet politike mes Azerbajxhan dhe Armenisë, që datojnë që nga viti 1994, mund të detyrojnë Henrik Mkhitaryan që të humbas finalen e Ligës së Evropës.

Precedentët e të kaluarës nuk janë aspak të favorshme për Mkhitaryan, që tashmë ka humbur disa ndeshje evropiane në Azerbajxhan.

Lojtari nuk ka hyrë në territorin e Azerbajxhan në dy raste, kur Borussia Dortmund është takuar me Gabala në vitin 2015, dhe kur Arsenal në vitin 2018 është takuar me Qarabag.

Mkhitaryanit tani i duhet të kërkojë leje speciale nga qeveria e Azerbajxhan për të qenë në finalen kundër Chelsea në Baku.

Ky rast do të jetë një test i rëndësishëm për UEFA-n për të dëshmuar se sporti gjithmonë duhet të triumfojë para problemeve politike./Lajmi.net/