Tensionet në Ligën Saudite: Benzema ‘përplaset’ me gazetarin pas ndeshjes

Karim Benzema u raportua se u përplas me drejtuesit e Al-Ittihad muajin e kaluar për shkak të një mosmarrëveshjeje kontrate. Më pas ai u tërhoq nga skuadra pasi u “fye” nga një ofertë që iu paraqit. Al-Hilal përfundimisht ra dakord me sulmuesin francez të nënshkruante kontratë një vit e gjysmë, pa asnjë tarifë transferimi. Sulmuesi…

Sport

06/02/2026 19:18

Karim Benzema u raportua se u përplas me drejtuesit e Al-Ittihad muajin e kaluar për shkak të një mosmarrëveshjeje kontrate.

Më pas ai u tërhoq nga skuadra pasi u “fye” nga një ofertë që iu paraqit.

Al-Hilal përfundimisht ra dakord me sulmuesin francez të nënshkruante kontratë një vit e gjysmë, pa asnjë tarifë transferimi.

Sulmuesi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme në ndeshjen e tij të parë, duke shënuar një hat-trick dhe duke dhënë edhe një asist kundër Al Akhdoud.

Al-Hilal e fitoi ndeshjen 6-0 dhe u shkëput me tre pikë në krye të tabelës së Saudi Pro League.

Megjithatë, gjërat morën një kthesë të keqe kur Benzema u përfshi në një përplasje të ashpër me një gazetar teksa po largohej nga stadiumi.

Francezi u pyet pse vendosi të largohej nga Al-Ittihad për te Al-Hilal.

“Doni të flasim për ndeshjen apo doni të flasim për atë? Flisni për ndeshjen.Ishte një paraqitje e mirë. Ndihem mirë. Me këta lojtarë në këtë ekip, ne luajmë dhe luftojmë bashkë,” u përgjigj Benzema.

Por gazetari këmbënguli për një përgjigje rreth transferimit dhe vazhdoi: “Do të thuash që ata [lojtarët e Al-Hilal] të ndihmuan më shumë se lojtarët e Al-Ittihad?”

Benzema ia ktheu: “Nuk thashë këtë. Thashë që ndihem mirë – është ndryshe.”

Gazetari vazhdoi ta pyeste për transferimin: “Pse nuk u përshëndete me lojtarët e Al-Ittihad?”

Kjo e shtyu sulmuesin të reagonte menjëherë, duke thënë: “Çfarë? Ti e di? Ti e di? Pyeti ata.”

Cristiano Ronaldo po përballet gjithashtu me kritika në Arabinë Saudite pas vendimit të tij për të hyrë në grevë te Al-Nassr për shkak të problemeve me përforcimet./