Tensione te Chelsea, Luiz dhe Higuain kacafyten mes vete, Sarri nuk i kontrollon dot

Momente aspak të këndshme kanë ndodhur në kampin e Chelseat, disa orë para ndeshjes finale ndaj Arsenalit në Ligën e Evropës.

Sport

28/05/2019 20:28

‘Blutë’ momentalisht janë duke stërvitur në stadiumin ku edhe do të luhet finalja, por ka ndodhur diçka tensionuese mes lojtarëve.

Gonzalo Higuain dhe David Luiz shihen tek kacafyten mes vete, me këtë të fundit që nuk i intereson aspak ta dëgjojë sulmuesin argjentinas, transmeton lajmi.net.

Ndërsa duket se trajneri Maurizio Sarri nuk e ka duruar dot krejt këtë që ka ndodhur mes futbollistëve të tij.

Italiani vendosi të ikte drejt dhomave të zhveshjes pa asnjë shpjegim dhe me shumë nervozizëm, të cilin e shpërfaq edhe në videon e mëposhtme.

Chelsea dhe Arsenali takohen nesër me fillim nga ora 21:00, në finalen e Ligës së Evropës. /Lajmi.net/