Ten Hag thyen heshtjen, flet për largimin e Ronaldos nga Man United

Erik ten Hag më në fund ka thyer heshtjen në raport me largimin e Cristiano Ronaldo nga Manchester United. Trajneri holandez, Ten Hag ishte një nga arsyet kyçe që shtyu Cristiano Ronaldon të largohej nga Man United. Kështu së paku kuptohej nga intervista e CR7. Përkundër intervistës së Ronaldo, ku lojtari sulmoi trajnerin Ten Hag…

Sport

07/12/2022 14:41

Erik ten Hag më në fund ka thyer heshtjen në raport me largimin e Cristiano Ronaldo nga Manchester United.

Trajneri holandez, Ten Hag ishte një nga arsyet kyçe që shtyu Cristiano Ronaldon të largohej nga Man United. Kështu së paku kuptohej nga intervista e CR7.

Përkundër intervistës së Ronaldo, ku lojtari sulmoi trajnerin Ten Hag me disa kritika, trajneri s’kishte komentuar asgjë. Së fundmi, ai nuk mund t’i shmangej pyetjes dhe dha një përgjigje.

“Ai iku dhe tani i përket së kaluarës”, ka thënë Ten Hag, i pyetur për largimin e CR7, përcjell lajmi.net.

“Ne tani po shohim përpara, jemi duke parë për të ardhmen”, shtoi holandezi.

Cristiano Ronaldo lidhet me një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite, por s’ka akoma diçka zyrtare. Aktualisht, lojtari është në Katar, me kombëtaren e Portugalisë. /Lajmi.net/