Ten Hag refuzon të flasë për Casemiron: Nuk mund të ju tregoj asgjë
Erik ten Hag ka refuzuar të flasë në lidhje me çështjen e transferimit të Casemiros te Manchester United. Sipas raportimeve të fundit, lojtari është shumë afër kalimit në “Old Trafford”, transmeton lajmi.net. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes ndaj Celta Vigos në kampionat.…

Sport
Erik ten Hag ka refuzuar të flasë në lidhje me çështjen e transferimit të Casemiros te Manchester United.
Sipas raportimeve të fundit, lojtari është shumë afër kalimit në “Old Trafford”, transmeton lajmi.net.
Një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes ndaj Celta Vigos në kampionat.
Gjithsesi, për trajnerin e “Djajve të Kuqë” ende nuk ka ardhur koha që të flitet me siguri për brazilianin.
Ai i bishtëroi pyetjes së bërë nga gazetarët, duke thënë se nuk mund të thuhet asgjë aktualisht.
“Nuk do të përgjigjem, nuk mund t’u them asgjë”, tha ai. /Lajmi.net/