Ten Hag i lumtur me fitoren: Shpirti i ekipit është shumë i madh
Manchester United e fitoi sot derbin e qytetit kundër kampionit anglez, Manchester City. United e mposhti Cityn me rezultat të ngushtë 2:1, kështu duke ngushtuar diferencën në vetëm një pikë me skuadrën e Pep Guardiolas në tabelë, transmeton lajmi.net. Pas ndeshjes, trajneri Erik Ten Hag ishte tejet i gëzuar me skuadrën e tij, ku tha…

Sport
Manchester United e fitoi sot derbin e qytetit kundër kampionit anglez, Manchester City.
United e mposhti Cityn me rezultat të ngushtë 2:1, kështu duke ngushtuar diferencën në vetëm një pikë me skuadrën e Pep Guardiolas në tabelë, transmeton lajmi.net.
Pas ndeshjes, trajneri Erik Ten Hag ishte tejet i gëzuar me skuadrën e tij, ku tha se shpirti i këtij ekipi është shumë i madh.
“Mendoj se ishte një paraqitje më e mirë. Pjesën e parë luajtëm mirë, ishim aktivë dhe krijuam mundësi të mira. Duhet të ishim 1:0 në pjesën e parë. Zëvendësimi që kishim për të hequr Martialin, ankesa, ndryshoi lojën”, tha Ten Hag.
“Shpirti i ekipit është shumë i madh. Besimi është aty”, shtoi më tej Ten Hag.
United tani renditet në vendin e tretë në tabelë në kuotën e 38 pikëve, në krahasim me Cityn që zë vendin e dytë me 39 pikë të arkëtuara./Lajmi.net/