Ten Hag i kënaqur me paraqitjen e United

Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim kundër Galatasarayt. Një ndeshje e zjarret që u zhvillua në Stamboll përfundoi me rezultat 3:3, shkruan lajmi.net. Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, tha se ishte ‘i kënaqur’ me lojtarët e tij, pavarësisht rezultatit. “Jam i kënaqur se sa dinamik dhe i…

Sport

29/11/2023 23:40

Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim kundër Galatasarayt.

Një ndeshje e zjarret që u zhvillua në Stamboll përfundoi me rezultat 3:3, shkruan lajmi.net.

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, tha se ishte ‘i kënaqur’ me lojtarët e tij, pavarësisht rezultatit.

“Jam i kënaqur se sa dinamik dhe i guximshëm ishte ekipi. Krijuam shumë raste, veçanërisht në fund. Shanse të mëdha. Kemi luajtur futboll të mirë. Fajësoj veten nëse dalim. Dije që jemi në një projekt dhe po përmirësohemi. Jemi në drejtimin e duhur. E di ku duhet të shkojmë, çfarë hapash të ndërmarrim dhe jam i sigurt që do të kemi sukses në afatgjatë, por nëse dëshiron të qëndrosh në Ligën e Kampionëve, duhet të fitosh këto ndeshje”, tha ai.

Bayern Munichu është lider i Grupit A dhe tashmë të kualifikuar tutje me 12 pikë, Copenhagen dhe Galatasaray kanë nga pesë, dhe Manchester United katër.

United duhet të fitojë në ndeshjen e fundit, si dhe Copenhagen dhe Galatasaray të barazojnë për tu kualifikuar tutje. /Lajmi.net/