Temperaturat e larta edhe sot, kujdes nga ekspozimi në diell
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta parashihen kryesisht rreth zonave malore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja,…
Lajme
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta parashihen kryesisht rreth zonave malore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të mira dhe të favorshme, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes. Megjithatë, temperaturat e larta gjatë orëve të mesditës mund të shkaktojnë ngarkesë të shtuar termike te personat e ndjeshëm.
Indeksi UV pritet të jetë i lartë deri shumë i lartë, sidomos gjatë intervalit kohor nga ora 10:00 deri në 16:00. Për këtë arsye, rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë dhe të zgjatur në diell, përdorimi i kapelës, syzeve të diellit dhe kremit mbrojtës, si dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.
Edhe kushtet agrometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore.