Telles nuk nënshkruan me Porton – rriten shpresat për Chelsea
Chelsea është edhe më afër transferimit të Telles.
Sport
Mbrojtësi i Porto, Alex Telles, ka refuzuar mundësinë për të vazhduar kontratën me skuadrën e Porto, bën të ditur ‘Express’, transmeton lajmi.net.
Chelsea janë të interesuar për nënshkrimin e 27 vjeçarit. Ata synojnë të marrin shërbimet e tij gjatë kësaj vere.
Porto në anën tjetër synon të mbush arkat e skuadras para se marrëveshja e tij të skadojë (2021).
Telles luan me Porto që nga viti 2016. Ai mund të garojë për një vend startues në krahun e majtë të mbrojtjes së Chelsea, me Marcos Alonso.
Mbetet të shihet nëse Chelsea do të nis ofertën zyrtare për lojtarin, drejt zyrave të skuadrës portugeze. /Lajmi.net/