Televizioni amerikan ia ndërron flamurin Kosovës (FOTO)
Televizioni amerikan “Fox” ka ngatërruar flamurin e Kosovës duke e paraqitur atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sport
Kosova me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Fox” ka ngatërruar flamurin e Kosovës duke e paraqitur atë amerikan tek emri i skuadrës sonë Përfaqësuese gjatë ndeshjes kundër Finlandës, në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”, përcjell “Lajmi.net”.
Madje, jo vetëm tek një sektor i faqes së televizionit amerikan, flamuri i gabuar paraqitet kudo që është emri i Kosovës.