Telefoni ikonik “Nokia 2720”, ringjallet në model të ri nga HMD

Për të gjitha ata që ndjehen nostaligjikë për telefonat e vjetër "Nokia".

Auto & Tek

06/09/2019 21:12

HMD që një kohë ka qenë duke i rikrijuar dhe ringjallur telefonat klasikë të “Nokia”, duke i shndërruar ata në telefona modern, në këto vite të fundit, fillimisht me telefonin ikonik Nokia 3310 dhe Nokia 8110.

Në IFA 2019, do njoftohet telefoni nostalgjik: një version i ri model Nokia 2720, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

Telefoni ka tipare të reja moderne, ku mund të shkarkohen edhe programe të tjera si “Whatsapp, Facebook, Google, Youtube etj. /Lajmi.net/