Telashet anash – Chelsea bën mirë në fushën e blertë, merr fitore në udhëtim kundër Norwich
Chelsea ka marrë fitore kundër Norwich, duke lënë anash problemet jashtë fushës së blertë.
Sport
Skuadra e Thomas Tuchel shënoi fitore me rezultat 1:3, për të marrë tri pikë mjaft të vlefshme në udhëtim ndaj Norwich, shkruan lajmi.net.
‘Blutë’ e Londrës shënuan qysh në minutën e 3’, me anë të Chalobah.
Vetëm 11 minuta më vonë, Chelsea dyfishoi epërsinë me anë të Mason Mount, i cili u asistua nga Havertz.
Deri në fund të ndeshjes, Chelsea pësoi një gol, të cilin e shënoi Teemu Pukki nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 69’.
Londinezët administruan mirë takimin dhe ruajtën epërsinë e tyre deri në fund. Madje, Kai Havertz i dha goditjen finale Norwich për 1:3, për tri pikë të reja të Chelsea.
Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 56 pikëve në 27 ndeshje, derisa Norwich me 28 ndeshje mbanë pozitën e fundit në tabelë, me vetëm 17 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/