Telashe për Arsenal, lëndohet Thomas Partey

Arsenal kanë humbur një pjesë të rëndësishme të mesfushës në pjesën kryesore të sezonit në Premier League.

Sport

07/04/2022 20:15

Thomas Partey ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Crystal Palace dhe rrezikon t’i mungojë Arsenalit për ndeshjet e fundit të sezonit.

Lojtari ka marrë një lëndim muskulor në këmbën e djathtë gjatë së hënës dhe nuk dihet akoma se sa do të mungojë.

Lajmin për lëndimin e mesfushorit e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit, përcjell lajmi.net.

Partey humbi disa ndeshje edhe në fillim të sezonit, pikërisht si pasojë e një lëndimi të ngjashëm. /Lajmi.net/