Teknologji e re për pozicionin jashtë loje dhe risi të tjera në Kupën e Botës për Klube
Zyrtarët e Kupës së Botës për Klube do të përdorin një version të përshpejtuar të teknologjisë gjysmë-automatike për ofsajdin (SAO), e cila do t’i sinjalizojë menjëherë gjyqtarëve ndalimin e lojës nëse një lojtar që është më shumë se 10 centimetra në pozitë jashtë loje prek topin. Kjo është një nga nismat më të rëndësishme që…

Sport
Zyrtarët e Kupës së Botës për Klube do të përdorin një version të përshpejtuar të teknologjisë gjysmë-automatike për ofsajdin (SAO), e cila do t’i sinjalizojë menjëherë gjyqtarëve ndalimin e lojës nëse një lojtar që është më shumë se 10 centimetra në pozitë jashtë loje prek topin.
Kjo është një nga nismat më të rëndësishme që po zbatohen në këtë turne me 32 skuadra që do të mbahet në SHBA dhe synon të reduktojë vonesat e panevojshme gjatë lojës.
Asistentët e gjyqtarëve do të marrin njoftimin menjëherë, pa pasur nevojë të presin për kontrollimin e pozicioneve dhe distancave, siç ndodh zakonisht me sistemet gjysmë-automatike të ofsajdit që përdoren në shumicën e ligave kryesore.
SAO u fut për herë të parë në Premier League më 12 prill, ndërsa më parë të gjitha vendimet për ofsajd merreshin nga VAR-i.
Kjo teknologji e përmirësuar vjen vetëm një muaj pasi sulmuesi i Nottingham Forest, Taiwo Awoniyi, pësoi një lëndim serioz në bark pas një përplasjeje me shtyllën në ndeshjen kundër Leicester, në një aksion që ndodhi pavarësisht se ishte në pozicion të qartë ofsajdi që nuk ishte sinjalizuar.
Ndër risitë e tjera që do të përdoren në turneun që nis të dielën janë:
Gjyqtarët do të mbajnë kamera trupi, të cilat do të transmetojnë pamje drejtpërdrejt para ndeshjes dhe me vonesë gjatë saj.
Një numërim prej tetë sekondash për portierët që të lirojnë topin pas zotërimit.
Pamjet e VAR-it do të transmetohen në kohë reale për tifozët brenda stadiumit.
Këto zhvillime synojnë të rrisin transparencën, efikasitetin dhe sigurinë në fushë gjatë këtij kompeticioni ndërkombëtar të rëndësishëm.