Tebas: Nëse Barcelona do të nënshkruante marrëveshjen me CVC-në Messi do të rinovonte kontratën
Presidenti i La Ligas ka folur rreth situatës të Barcelonës.

Sport
Barcelona nuk arriti të nënshkruante kontratën e re me Leo Messi shkaku i rregullave të ligës spanjolle, transmeton lajmi.net.
Megjithatë presidenti i ligës Javier Tebas ka zbuluar se është takuar me Joan Laportan dhe i ka ofruar zgjidhje që Messi të rinovonte kontratën.
Sipas ‘La Vanguardia’, ‘Blaugranët’ duhej të nënshkruante projektin e ofruar nga Tebas për CVC-në që të mund ta mbante Messin në ekip.
La Liga kishte arritur marrëveshje me CVC që do të sillte fitim prej 2.7 miliardë euro të cilat do tu shpërndaheshin klubeve, me kusht që ekipet si Real Madridi dhe Barcelona të heqnin dorë nga krijimi i Superligës Evropiane.
Tebas përmes një postimi në Twitter ka konfrimuar takimin e mbajtur me Laportan.
“Ne hëngrëm darkë me Joan Laportan më 14 korrik, ku diskutuam për marrëveshjen CVC dhe rinovimin e Messit, ata ishin shumë entuziast në fillim, por më pas vendosën të mos e nënshkruajnë” tha Javier Tebas. /Lajmi.net/
Corrección. Cenamos con @JoanLaportaFCB el 14 de julio, se habló y se entregó documentación del tema de CVC a los ejecutivos del @FCBarcelona_es, explicaron el acuerdo cerrado con Messi…”entusiasmo a raudales”#LaVerdad
La Superliga que vale un Leo https://t.co/3THJ1c6CP8— Javier Tebas Medrano (@Tebasjavier) August 8, 2021