“Të të puth pak?”, Enca s’i ndal imazhet provokuese edhe me këmbë të thyer

Enca solli fotografi provokuese e veshur me këmishë nate.

ShowBiz

26/09/2020 21:05

Enca Haxhia është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat njofton fansat për çdo të re që ka rreth saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka bërë të ditur se ka thyer këmbën, andaj është detyruar t’i nënshtrohet një operimi, i cili rezultoi me sukses.

Edhe pse ende e ka këmbën e fashuar, artistja nuk i kursen pozat provokuese për fansat e saj të shumtë dhe njësoj veproi edhe së fundi.

Ajo ka postuar disa fotografi, në të cilat shfaqet e veshur me këmishë nate të hapur tek gjoksi.

https://www.instagram.com/p/CFmUnoDHNOS/

“-Të të puth pak?
-Të më puthësh shumë?
(Sa me shume te besh swipe, aq me e lumtur behem? 1,2,3,4 or 5?)”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Enca është “Break Down” në duet me Don Xhonin, këngë me të cilën kanë marrë 10 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

YouTube player