Të shtëna në Kryeqytet

Gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një kazinoje afër parkut të qytetit të Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Lajme

18/09/2013 08:17

Rruga “Rrustem Statovci” në kryeqytet ka disa orë që po mbahet e bllokuar për qarkullimin e veturave. Sipas burimeve të Kosovapress’it, kjo ka ardhur për shkak të të shtënave me armë në një kazino që gjendet afër parkut të qytetit.

Incidentin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

“Policia ka marrë një njoftim në orën 4.40 të mëngjesit të sotëm se në rrugën “Rrustem Statovci” kanë ndodhë disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të një objekti kazinoje. Nuk ka pasur të lënduar, por janë regjistruar dëme materiale. Një veturë e parkuar është dëmtuar. Policia ka mbledhur disa gëzhoja. Nuk ka ndonjë të arrestuar rreth këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi Sadriu.