Të shtëna me armë zjarri në Times Square, tre persona të plagosur

Tre persona u lënduan nga të shtënat që ndodhën në Times Square të New York City të shtunën, raportoi agjencia e lajmeve “Associated Press”. Incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës. Videot e shpërndara nëpër rrjete sociale tregonin njerëz duke ikur nga vendi i ngjarjes dhe policinë që po rrethonte zonën dhe po merrej me…

Bota

09/08/2025 12:26

Tre persona u lënduan nga të shtënat që ndodhën në Times Square të New York City të shtunën, raportoi agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës.

Videot e shpërndara nëpër rrjete sociale tregonin njerëz duke ikur nga vendi i ngjarjes dhe policinë që po rrethonte zonën dhe po merrej me të plagosurit.

Një i dyshuar raportohet të jetë arrestuar dhe po merret në pyetje.

Viktimat përfshijnë një 19-vjeçar dhe një 65-vjeçar, të dy prej të cilëve pësuan plagë me armë zjarri në pjesën e poshtme trupore, sikurse edhe një 18-vjeçare. ata u dërguan në spital dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.