Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, tre persona përfundojnë në spital
Sot rreth orës 15:30, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Sipas të dhënave fillestare nga policia, në këtë rast kanë mbetur të lënduar…
Lajme
Sot rreth orës 15:30, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Sipas të dhënave fillestare nga policia, në këtë rast kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Megjithatë, bëhet e ditur se lëndimet e tyre nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në lidhje me këtë rast për lajmi.net ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.”, tha Pllana./lajmi.net/