Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë- Pamje nga vendi i ngjarjes
Sonte në kryeqytet ka pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi”, afër shkollës “Pavarësia”. Policia e Kosovës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të…

Lajme
Sonte në kryeqytet ka pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi”, afër shkollës “Pavarësia”. Policia e Kosovës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.
Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar”, theksoi Ahmeti.
Teksa tashmë janë publikuar edhe pamjet nga vendi I ngjarjes.
Ndërkaq Kosova ështës tronditur në javën e fundit nga pesë vrasje. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/share/v/1BEGNW4PoD/